Shifra e papritur e rritjes vjen pas zgjerimit 0.6% në tre muajt e mëparshëmEkonomia e Eurozonës u zgjerua papritur me 0.1% në tremujorin e dytë pavarësisht tensioneve tregtare globale.Analistët e anketuar nga Reuters kishin pritur zero rritje midis prillit dhe qershorit.Shifra erdhi pasi statistikat zyrtare gjermane më herët gjatë ditës treguan se ekonomia më e madhe e rajonit u tkurr me 0.1% gjatë kësaj periudhe.Banka Qendrore Europiane (BQE) mbajti normat e interesit në 2% këtë muaj në takimin e saj të fundit para pushimeve verore, duke vënë në dukje se inflacioni në zonën e euros ishte afër objektivit afatmesëm 2%.Që nga vendimi i BQE-së, tregtarët në tregjet e këmbimiy kanë ulur parashikimet e tyre për një ulje tjetër prej një çerek pike në shtator ose tetor. Ata tani parashikojnë vetëm një probabilitet 50-50 për një lëvizje të tillë deri në fund të vitit.Euro ishte e qëndrueshme pas publikimit të të dhënave, e pandryshuar kundrejt dollarit në 1.155 dollarë.Eurozona u zgjerua me 0.6% gjatë tremujorit të parë, një rritje e përkohshme e nxitur nga përpjekjet e blerësve amerikanë për të vendosur tarifa importi nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Uashingtoni dhe Brukseli fundjavën e kaluar ranë dakord që shumica e importeve europiane do t’i nënshtroheshin një tarife prej 15%.Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, u tha gazetarëve javën e kaluar se ekonomia e Eurozonës kishte performuar pak më mirë sesa priste banka qendrore deri më tani këtë vit.“Jemi në një pozicion të mirë”, tha Lagarde.Ndërsa rritja ekonomike gjermane ka qenë e ngadaltë për më shumë se tre vjet, Franca performoi më mirë sesa pritej në tremujorin e dytë, duke regjistruar një rritje 0.3% krahasuar me tre muajt e mëparshëm. Ekonomistët e anketuar nga Reuters kishin pritur një shifër 0.1%.Spanja, e cila ka qenë një nga motorët e rritjes së bllokut për disa vite, u rrit me 0.7% në tremujorin e dytë, krahasuar me 0.6% midis janarit dhe marsit.Ndërsa ‘pluhuri’ i shpërthimit të tarifave do të qetësohet gradualisht gjatë vitit, do të bëhet e qartë se momenti ekonomik në Gjermani mbetet i dobët – veçanërisht në krahasim me shumë fqinjë europianë”, tha Ulrich Kater, kryeekonomist i Deka Bank të Gjermanisë.Kancelari Friedrich Merz është zotuar të ringjallë ekonominë e Gjermanisë që po pëson rënie dhe të zbusë kufijtë e rreptë të huamarrjes së vendit, duke hapur derën për një investim të financuar nga borxhi prej 1 trilion eurosh gjatë viteve të ardhshme.“Kthimi në rritje në Gjermani dhe një ekonomi e fortë mbetet një projekt i gjatë dhe i ndërlikuar”, tha kreu global i makro-financave të ING, Carsten Brzeski. / FTKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Ekonomia e Eurozonës u zgjerua me 0.1% në tremujorin e dytë pavarësisht tensioneve tregtare globale
