Betohen 26 prokurorë të rinj, Prokurori Çela: Mbingarkesa nga dosjet, një ndër sfidat kryesore

Betohen 26 prokurorë të rinj, Prokurori Çela: Mbingarkesa nga dosjet, një ndër sfidat kryesore

Në një ceremoni të organizuar këtë të mërkurë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, u betuan 26 prokurorë të rinj. Kryeprokurori Olsian Çela theksoi se sistemi i drejtësisë po përballet aktualisht me një numër shumë të madh dosjesh që presin për t’u hetuar dhe gjykuar. Ai u bëri thirrje prokurorëve të rinj për përkushtim, duke nënvizuar se kontributi i tyre do të jetë thelbësor për kapërcimin me sukses të kësaj situate. “Do të përballeni me shumë vështërsi, sepse sistemi i drejtësisë po kalon një fazë shumë të vështirë dhe komplekse me mbingarkesën. Kontributi juaj do të jetë thelbësor për të kapërcyer këtë situatë me sukses ku do te keni mbeshtetjen nga insitucioni dhe koleget”, tha Çela.