Vodhi 1400 euro në makinën e një pushuesi, arrestohet i riu në Himarë

Vodhi 1400 euro në makinën e një pushuesi, arrestohet i riu në Himarë

Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Himarës pasi dyshohet se vodhi 1400 euro nga automjeti i një pushuesi, në plazhin e “Porto Palermos”. Blutë kanë sekuestruar shumën e vjedhur dhe automjetin e përdorur për kryerjen e vjedhjes. “Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë, u bë e mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të vjedhjes së një shume parash nga automjeti i një pushuesi, shtetasit: A. S., 25 vjeç, banues në Kosovë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, për të cilin vijon puna për kapjen, më datë 26.07.2025, ka vjedhur shumën prej 1400 euro nga automjeti i një pushuesi,...