Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
“Bahu mëngjes i ujtë…”, poezi nga Shazim Mehmeti
Shazim Mehmeti Bahu mëngjes i ujtë, bahu i lumtun, shndrit!Pajtohu me faktinse lumtunia nuk asht nji gjendje e përhershme,por veç do çaste që duhet me i ndijue,kur t’vijnë rastësisht!Shkëputu nga krahasimet me të tjerë dhe me përrethjen,përqendrohu te vetja!Atyne që i ke përreth teje,jepjua dritën tande, baji t’lumtun,dhe gëzimi ka me t’ardhë vetiu!Shkëputju të shkuemes, haje frikën për t’ardhmen!Hape zemrën, thuaju PO mëngjeseve, muzgjeve!Shijoje dritën që ta japin falas, gjanat e vogla si:nji gjeth, nji fjalë, nji milingonë!Fal gjithnji, dhe mendja, as zemra,s’kanë me t’u ba burg!Buzëqesh, me zemër!Buzëqeshu njerëzve, kafshëve, insekteve,dritës, luleve, gurëve, pluhunit!…Mos vrapo mbas gjithçkaje –lëviz, lëviz, ec mbrenda vetes!Kujdesu për sytë e tu, por edhe për trupin tand –sytë e tu janë dritaret e dritës,trupi yt asht shtëpia e vetme e...