Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
Aksident në Shkodër- Velipojë, 22- vjeçarja humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, plagoset edhe pasagjerja
Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Shkodër–Velipojë”, shtetasja A. H., 22 vjeçe, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me bordurën e rrugës. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë drejtuesja e automjetit, shtetasja A. H., dhe pasagjerja G. M., të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (Foto ilustruese) Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!