Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“12 vite dështime”, Tabaku “godet” nga Italia: Socialistët kanë ndëshkuar punën, biznesin dhe dijen
Dy ditë pas një sërë takimesh intensive në Como të Italisë me përfaqësues të CDU dhe Partisë Popullore Europiane, deputetja e Partisë Demokratike dhe njëherësh kryetare e Komisionit për Çështjet Europiane në Kuvendin e Shqipërisë, Jorida Tabaku, ka reaguar në rrjetet sociale me një mesazh ku ka prekur kësaj radhe gjendjen ekonomike dhe mungesën e reformave reale në vend. “Shqiptarët kanë të ardhura më të ulëta se gjithë rajoni. Reformat e qeverisë kanë qenë një lojë propagande: tani shqiptarët fitojnë më pak dhe shpenzojnë më shumë”, – shprehet në videon e saj nga Como, ku ndodhet me ftesë të Fondacionit Konrad Adenauer (KAS). Duke theksuar se rruga drejt Bashkimit Europian kalon përmes reformave të thella dhe një sistemi të ndershëm, Tabaku denoncoi se në 12...