“Helikopterët për të luftuar flakët i përdorin për ekskursione”/ Malltezi: Policia shuan zjarret me thupra

Pas situatës alarmante me zjarret në vend ku janë djegur me qindra hektarë pyje e kullota, banesa, e janë vënë në rrezik jetët e njerëzve ka reaguar Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike.
Në një postim në faqen e tij në facebook Jamarbër Malltezi, ka denoncuar sjelljen dhe vendimet e qeverisë që nxori në rrugë 700 inxhinierë pyjesh, ka lënë policinë me thupra që të fikur zjarret, ndërkohë që helikopterët për të luftuar flakët i përdorin për ekskursione.
Lexo edhe:Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezullon çdo veprim për konstituimin e Kuvendit, çfarë pritet të ndodhëMesazhi:
1. Me 1 vendim shkriu gjithë Shërbimin Pyjor dhe nxori në rrugë mbi 700 inxhinierë pyjesh
2. Zero teknikë për masa parandaluese të zjarreve
3. Me zjarret ka lënë policinë me thupra që të merret
4. Asnjë avion apo helikopter për të luftu zjarret se ato i duhen për ekskursione private