Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Analiza: A mund t’i detyrojë Kremlini rusët që të mos e përdorin YouTube-in?
Për vite, rregullatorët rusë të teknologjisë i kanë kërcëlluar dhëmbët për ta pasur në duar platformën për video YouTube, e cila shërben si burim i lajmeve të pacensuruara, informacionit dhe argëtimit – pa përmendur se është edhe burim i madh i të hyrave për shumë influencerë dhe blogerë rusë. Autoritetet e kanë frenuar këtë platformë në pronësi të gjigantit Google, duke tentuar t’i zemërojnë rusët përmes ngadalësimit në masë të madhe të shpejtësisë së videove. Ata e kanë kërcënuar platformën duke kërkuar që serverët të vendosen brenda Rusisë, në mënyrë që rregullatorët ta monitorojnë më mirë trafikun. Mes tjerash, ata kanë tentuar të krijojnë edhe alternativa tjera që do të ishin të kontrolluara krejtësisht nga duart e rregullatorëve. Si është situata tani? Qeveria ende nuk...