Nis evakuimi i banorëve edhe në Konispol, digjet një shtëpi në Markat, rrezikohen edhe të tjera

Në fshatin Markat të Konispolit ka nisur evakuimi i banorëve pas shfaqjes së një vatre zjarri.
Zjarri ka djegur deri tani një banesë. Ndërsa shumë të tjera rrezikohen gjithashtu nga flakët.
Për shkak të terrenit të vështirë, është e pamundur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse.
Kështu që flakët po luftohen me mjete të tjera rrethanore.
Ndërkohë, po pritet edhe ndëryrje nga ajri përmes helikopterit të ushtrisë.