Sot seanca e fundit në Kosovë! Në rast dështimi Kushtetuesja ngrin çdo veprim, vendi hyn në rrugë të panjohur

Deputetët e zgjedhur të kuvendit të Kosovës do të mblidhen këtë të shtunë për herë të fundit në kuadër të seancave të shumta konstituive, përpara se të mbyllet afati 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Nëse dështon, kjo do të jetë seanca e 53të edeputetëve, numër record në historinë e vendit.
Në vendimin e një muaji më parë Gjykata Kushtetuese urdhëroi që brenda afatit prej 30 ditësh të përfundojë procesi i konstituimit, përfshirë zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendi.

Në të kundërt, pas kësaj date, deputetët nuk do të mund të marrin asnjë vendim apo veprim në drejtim të konstituimit të Kuvendit pasi gjykata ka vendosur një masë të përkohshme deri më 8 gusht.
Në arsyetim, Gjykata tha se nëse nuk do të vendosej masa e përkohshme, çdo vendim dhe veprim i ndërmarrë pas kësaj date deri në vendimmarrjen e Gjykatës lidhur me kërkesat mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe funksionimin e institucioneve kyç në Republikë.
Që nga 15 prilli, kur nisi seanca konstituive, organizatat joqeveritare u kanë bërë vazhdimisht thirrje deputetëve që të formojnë institucionet e reja.
Këtyre thirrjeve iu bashkuan edhe diplomatë të huaj të premten, si ambasadorët e Gjermanisë, Bashkimit Evropian dhe të tjerë që ishin të pranishëm në seancën e 52-të konstituive.
/vizionplus.tv