A kanë qenë këto vajza të dhunuara? Psikologia sjell një këndveshtrim tjetër të vrasjes në Fier

A kanë qenë këto vajza të dhunuara? Psikologia sjell një këndveshtrim tjetër të vrasjes në Fier

Emanilda Rama nga fshati Frashër i Fierit vrau babain duke e masakruar, tentoi të fshehë krimin dhe pas arrestimit nuk shprehu pendesë. Ngjarja duket mjaft e ngjashme me atë të një viti më parë në Shën Vlash të Durrësit, ku tre fëmijë, mes tyre Hygerta Meta, 19 vjeç, vranë dhe groposën babain. Motivet e dhëna në polici për krimin në të dyja rastet janë të njëjtat: baballarët fajësoheshin për autoritetin e tyre ndaj fëmijëve. Psikologia klinike dhe psikoterapistja Adelina Pjetra thotë se raste të tilla janë sinjal i një dëmtimi të thellë psikik. “Aty ku shoqëria sheh krim, psikologjia sheh simptomë. Mund të tregojë traumë të hershme, patologjike, psikologjike, abuzim në çfarëdolloj forme. Kur vajza vret babain, ne shohim si ka qenë marrëdhënia. Rezulton se...