Ndryshimi i Kodit Penal, procedurat si do të lirohen nga qelia personat e dënuar me burg përjetë

Ndryshimi i Kodit Penal, procedurat si do të lirohen nga qelia personat e dënuar me burg përjetë

Ministria e Drejtësisë prezantoi projektin e një Kodi të ri Penal, ku propozohet ndër të tjera, mundësia e lirimit me kusht të të dënuarve me burgim të përjetshëm. Procedurat që ndiqen në këtë rast. 1. Lirimi me kusht i të dënuarit me burgim të përjetshëm mund të lejohet, pasi ka shlyer jo më pak se tridhjetë e pesë vjet burgim deri në ditën e bërjes së kërkesës dhe, vetëm nëse gjatë shlyerjes së dënimit ka dhënë prova pjesëmarrjeje në programin e trajtimit, ka shfaqur një pendim të sigurt në bazë të sjelljes në tërësi, vullnetit të tij për t’u integruar në shoqëri, që rezulton nga interesi për vlerat etike dhe shoqërore, prova të mirësisë dhe solidaritetit, në qëndrimin e mbajtur për viktimën e veprës së...