Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksioni në administratën vendore/ Deputeti socialist: Disa janë punësuar me mjete korruptive
Deputeti në largim i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi, i ftuar në studion e News24, ka komentuar aksionin e ndërmarrë nga kryeministri Edi Rama për pastrimin e administratës vendore, i cili ka sjellë largimin e një numri të konsiderueshëm drejtuesish në bashki të ndryshme të vendit. Krashi e cilësoi administratën publike si një nga problemet më të mëdha në Shqipëri, duke vënë theksin te mungesa e meritokracisë dhe punësimet e bëra në mënyrë të padrejtë.“Administrata publike është një nga problemet më të mëdha në Shqipëri. Opinioni publik është i vetëdijshëm për këto problematika dhe nuk ka nevojë të informohet përmes institucioneve. Kam parë punonjës që janë punësuar përmes mjeteve korruptive. Kam parë njerëz që nuk dinë të shkruajnë apo të lexojnë, jo më të kryejnë detyra...