Një aksident është regjistruar te ura e Kardhiqit në Gjirokastër.
Një ambulancë është përplasur me një automjet, ku si pasojë është plagosur drejtuesi i autoambulancës, pacienti, shoqëruesja e tij dhe infermierja. Gjithashtu është dëmtuar shoferi i automjetit dhe pasagjerja.
Pacienti që ndodhej në ambulancë është në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërkaq të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 09:30, te ura e Kardhiqit, autoambulanca me drejtues shtetasin Gj. Sh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K..
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i autoambulancës, pacienti, shoqëruesja e tij dhe infermierja, që ndodheshin në mjet. Gjithashtu, janë dëmtuar shtetasi D. K. dhe një pasagjere në automjetin që drejtonte ai.
Të dëmtuarit janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, pacienti, shtetasi I. M. është në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërkaq të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim.
Aksident në Gjirokastër! Ambulanca përplaset me një makinë, 6 të plagosur (VIDEO)
