Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Nuk kishim lekë për biletën e avionit”, arrestohen në Berat dy prostituta nga Vietnami
Me kërkesën e Prokurorisë së Beratit janë arrestuar dy shtetase vietnameze dhe pronari i një banese. Vietnazmet ishin të organizuara nga një person ende i paidentifikuar për të ushtruar prostitucion. Ato kanë deklaruar se kishin ardhur për turizëm por me pas duke pasur nevojë për më shumë para për biletën e kthimit, vendosën të kryejnë këtë aktivitet të jashtëligjshëm. “Tre persona, dy shtetase vietnameze dhe shtetasi shqiptar Xh.S. u arrestuan me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprën penale “Prostitucioni” parashikuar në nenin 113 të Kodit Penal dhe për veprat penale parashikuar nga neni 115 dhe 300 i K.Penal. Nga hetimet mbi procedimin penal nr.370, të vitit 2025, rezultoi se të implikuar në këtë veprimtari kriminale...