Nuk ndalet zjarri në Dukat, flakët rrezikojnë Parkun e Llogarasë

Nuk ndalet zjarri në Dukat, flakët rrezikojnë Parkun e Llogarasë

Zjarri në malin e Dukatit në Vlorë mbetet ende aktiv, pavarësisht se një ditë më parë u raportua se ishte vënë nën kontroll. Flakët janë përqendruar në dy vatra kryesore: një mbi fshatin Dukat dhe tjetra në drejtim të Parkut të Llogarasë. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, përfaqësues të Forcave të Armatosura dhe të Emergjencave Civile, të angazhuara për neutralizimin e zjarrit. Zjarri ka shpërthyer më 5 korrik dhe që prej asaj kohe ka përpirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha dhe bredha, ndërsa në disa raste ka rrezikuar edhe banesat përreth. Për të ndihmuar në përballimin e situatës, nga Greqia, si vend anëtar i Bashkimit Evropian, kanë mbërritur dy avionë zjarrfikës, të cilët kanë ndërhyrë me hedhje uji për të ndaluar përhapjen e flakëve...