Sigurimi i detyrueshëm i banesave do të ofrohet nga vetë shteti. Përmes projektligjit të hedhur në Konsultim nga Ministria e Financave i hartuar në Bashkëpunim me Bankën Botërore në nenin 14 thuhet se do të ngrihet ‘Fondi Kombëtar për Sigurimin e Detyrueshëm nga Tërmetet’.Ky fond krijohet si person juridik publik, i organizuar në formën e një shoqërie aksionare, ku Autoriteti Publik që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të Fondit, është ministria përgjegjëse për financat.Administratori i fondit do të emërohet me vendim të Këshillit Mbikëqyrës pas një procedure përzgjedhëse.Detyrimin për lidhjen e kontratës së sigurimit nga tërmetet e kanë edhe subjektet e banesave sociale me qira, banesat në proces legalizimi, si edhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilët financojnë primin e sigurimit nga buxheti i tyre. Ndërsa Buxheti i shtetit financon primin e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet për shtresat sociale në nevojë.Ata qytetarë që refuzojne të bëjnë sigurimin e detyrueshëm do të kenë disa penalitete.“Subjektet që nuk lidhin kontratë sigurimi të detyrueshme nga ngjarjet e tërmeteve në zbatim të këtij ligji, i nënshtrohen masave shtrënguese si më poshtë:Nuk marrin shërbime kadarstale;Nuk marrin shërbime nga e-albania;Nuk marrin shërbime nga Qendra Kombëtare e Biznesit”, thuhet në nenin 33 të projektligjit.Në projektligj dhe relacion ende nuk ka një përllogaritje për ofrimin se sigurimit që do paguajnë qytetarët apo dhe bizneset që posedojnë një pronë.“Metodologjia e përcaktimit të primit, termat, klasifikimi i banesave mbi bazë rreziku, llogaritet me metodologji aktuariale, bazuar në modelin e rrezikut nga tërmetet të zhvilluar për Shqipërinë, e cila miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të Fondit për Tërmetet pas dhënies së pëlqimit nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare”, thuhet në projektligj.Kontrata e sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet mbulon dëmet e ndodhura në pronën e siguruar, të shkaktuara nga një apo disa ngjarje tërmeti të ndodhura gjatë periudhës së vlefshmërisë së përcaktuar në policë.
Rikthehet sigurimi i detyrueshëm i banesave ndaj tërmeteve
