Burimi: 
								Opinion.al
								
							 
                                
                                    Foto © Opinion.al                                
                            Ndarja e mandateve/DW: Harta politike e Tiranës merr më shumë ngjyra politike
                            Pas më shumë se dy muajsh shqyrtimesh teknike, verifikimesh dhe debatesh ligjore Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli ndarjen përfundimtare të mandateve për qarkun e Tiranës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli të mërkurën (23.07) ndarjen përfundimtare të 37 mandateve për qarkun e Tiranës, në përputhje me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. Vendimi i kryekomisionerit Ilirjan Celibashi , i cili zyrtarizoi përbërjen e deputetëve që do të përfaqësojnë kryeqytetin në legjislaturën e re erdhi pas më shumë se dy muajsh shqyrtimesh teknike, verifikimesh dhe debatesh ligjore mbi interpretimin e listave. Sipas vendimit të KQZ-së, Partia Socialiste ruan shumicën në Tiranë me 19 mandate, ndërsa Partia Demokratike si pjesë e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” konfirmon pozicionin si forca e dytë më e madhe në kryeqytet, me 13 mandate. Përtej dy...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                    
                    
                   