Burimi: 
								Observerkult.com
								
							
                                    Foto © Observerkult.com                                
                            Margarita Xhepa: Si ma shpëtoi Ilia Terpini jetën?
                            Të xhiruar ashtu thjeshtë, bardhë e zi, pa teknologjinë e sotme filmat e prodhuar para viteve ’90-të prekin çdo shqiptar, këtu apo në çdo cep të botës. Në kujtesën kolektive të të gjithëve një film përgjithësisht mbahet mend falë batutës ose muzikës. Ndaj mjafton të dëgjojmë notat e para të këngës epike të mjeshtrit të madh Aleksandër Lalo “Djemtë tanë luftojnë malet” dhe njeherazi kuptojmë se bëhet fjalë për filmin “Dimri i fundit” realizuar më 1976. Mbase nuk ishte kohë e dashurisë dhe ishte kohë e luftës së klasave. Mistereve tronditëse dhe sekreteve të paudha, por ama ishte kohë e kinemasë! E asaj që u zhvillua në diktaturë dhe kapërceu hendekun mes së vërtetës dhe gënjeshtrës, duke konvertuar histori të panumërta në celuloid përmes imazhit. Mjaft të rikthehemi tek...