UNESCO: Ohri të futet në Listën e Rrezikut

UNESCO: Ohri të futet në Listën e Rrezikut

Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, në një draft dokument të miratuar gjatë takimit vjetor të 47-të mbajtur në Paris, bën thirrje që rajoni i Ohrit të vendoset në Listën e Thesareve Natyrore dhe Kulturore Botërore në Rrezik. Projektvendimi thekson se degradimi i atributeve që e kanë vendosur rajonin e Ohrit si trashëgimi e mbrojtur nga UNESCO vazhdon dhe kërkon respektim të vëzhgimeve të Misionit të Monitorimit Reaktiv nga viti i kaluar. Dokumenti bën thirrje për veprim serioz nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për të shpëtuar dhe rikuperuar një zonë me vlera të mëdha, duke iu kërkuar të dy vendeve që të punojnë për të forcuar dialogun ndërkufitar, si në nivel të lartë institucional ashtu edhe në atë operacional, për të siguruar qeverisje efektive...