A ekziston miqësia e përjetshme? Ja çka thotë Pablo Neruda

Nga Pablo NerudaNdonjëherë në jetë hasim një miqësi krejt të veçantë: dikë që befas hyn në jetën tonë dhe gjithçka e ndryshon tërësisht.Është dikush që të bën të qeshësh pareshtur; dikush që të bën të besosh se në këtë botë paskësh mirëfilli gjëra të mira.Dikush që të bind se një derë pret të hapet prej teje. Kjo është miqësia e përjetshme…Kur ndihesh i trishtë dhe bota të duket e mugët dhe e djerrë, kjo miqësi e përjetshme ta ngroh zemrën duke e shndërruar botën e mugët dhe të djerrë papritmas në diç të shndritshme dhe kuptimplotë.Kjo miqësi e përjetshme të ndihmon në çastet e vështira, në trishtime dhe turbullirat e jetës.Edhe nëse largohesh, kjo miqësi e përjetshme të ndjek ngaherë.Nëse e humbet rrugën, kjo miqësi e përjetshme bëhet ylli yt polar dhe ta ngazëllon shpirtin.Kjo miqësi e përjetshme të merr për dore duke të thënë se gjithçka do të shkojë mirë.Kur njeriu has një miqësi të tillë, gjithnjë ndihet i lumtur plot hare, ngaqë asgjëje nuk i druhet më.Sepse kjo miqësi do të zgjasë përgjatë tërë jetës, ngase miqësia e përjetshme nuk ka fund.

Përktheu: Elvi Sidheri

*Titulli i origjinalit: “Disa miqësi janë të përjetshme”

ObserverKult

Lexo edhe:

PABLO NERUDA: KAM URI PËR GOJËN, ZËRIN, FLOKËT E TUA…

Vdes për gojën tënde, zërin tënd, flokët e tua.I heshtur nëpër rrugë dhe i uritur endem.S’më ngop buka, gjithë ditën menata më bën të vuajpër lëngun e hapave tënde po rrekem.

Kam uri për të qeshurën tënde të ëndërrtPër ngjyrën e duarve të tua, të një fruti të egër,uri për gurët e thonjve të tu të zbehtë.Dua të ta ha lëkurën, si një bajame e tërë…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *