Agim Doçi: Kisha shumë vite që kisha vdekur…

Poezi nga Agim Doçi

Kisha shumë vite që kisha vdekurErdhën plot njerëz dhe në varrimSa fjalë të bukura që kishin gjeturI kishin shkruar mbi varrin tim….Sa turp më vinte, sa më peshonteRrasa e varrit me ato fjalë.Ndonëse parajsa nuk më pranonteNdoshta dhe shpirti s’më kishte dalë….Sa isha gjallë më ndenjën ftohtëNuk e kuptoja çfarë kisha bërëDoja nga njerëzit një fjalë të ngrohtëVetëm më iku, jeta e tërë….Tani që s’jam, mos u frikësoni!Se larg prej jush vendin e gjeta.Rri kuvendoj me PerëndinëAi s’paska frikë nga e vërteta!

ObserverKult

Lexo edhe:

AGIM DOÇI E THOTË “TROÇ” NË STUDIO, ROBERT ALIAJ IRRITOHET KEQ: “ALBAN RAMOSAJ LE TË SHKOJË NË EUROVIZION PËR KOSOVËN, JO SHQIPËRINË”

Çështja e Eurovizionit u bë temë debati në studion e ‘Vizionit të pasdites’ në Vizon Plus.

Elementet që bënë të ftuarit të mos bien dakort në lidhje me këngën përfaqësuese shqiptare në Eurovizionin e këtij viti ishin të shumtë. Që nga përzgjedhja në festivalin e fundvitit. E deri tek performanca në skenën e Eurovizionit.

Agim Doçi, një ndër anëtarët e jurisë në përzgjedhjen e këngës përfaqësuese shprehu se kënga e Ronela Hajatit ishte me dinjitozja. Sipas tij, aludime ka pasur, e kontestimet për fitoren e saj qenë të shumta. Mirëpo fitorja e Ronelës ishte shumë merituar…

Ndër të tjera foli edhe për një ndër pretendentët kryesore për të fituar festivalin e fundvitit që lamë pas, Alban Ramosaj, që sipas tij nuk mund të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *