Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Drejtues të universitetit dhe pedagogë abuzuan me tenderat, SPAK dërgon për gjykim “UBT-në”
Prokuroria e Posaçme dërgoi për gjykim 29 të pandehur lidhur me abuzimet ne Universitetin Bujqësor të Tiranës. Mes tyre janë dy zëvendësrektorët Ilir Kapaj e Romina Kotaj, dhe administratori, Edmond Tërthorja. Sipas Prokurorisë, ata kanë favorizuar tre shoqëri tregtare për të përfituar 9 tendera. Vlera e tyre shkonte në 90 milionë lekë, ndërsa u zbulua edhe kostoja e fryrë e faturave për të rritur përfitimet personale. Tenderat lidheshin me rikonstruksion e ambienteve të universitetit apo ndërtimin e laboratoreve. 29 persona akuzohen për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “shpërdorim detyre” NJOFTIMI: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti sot (22.07.2025) kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.13/1 të vitit 2022 (i ndarë nga procedimi penal nr.13 të vitit 2022), në ngarkim të...