Llojet e dhimbjes së stomakut dhe ja kur duhet të shqetësoheni

Llojet e dhimbjes së stomakut dhe ja kur duhet të shqetësoheni

Krizat apo fryrja janë vetëm disa nga llojet e ndryshme të dhimbjeve të stomakut. Por çfarë kuptimi kanë dhe kur duhet të shqetësoheni? “Zorrët janë një pjesë e rëndësishme e trupit të njeriut dhe lidhen ndjeshëm me sëmundjet e përgjithshme dhe me shëndetin. Sidoqoftë shumë njerëz e durojnë dhimbjen, sepse mendojnë se këto janë të zakonshme”, tha Dr Reshma Rakshit, e cila është konsulente gastroenterologe, sipas “The Sun”. Këtu do të gjeni të listuara disa nga dhimbjet më të zakonshme të stomakut si dhe shpjegimet përkatëse për secilën prej tyre. Nëse dhimbja është si një goditje e mprehtë në anën e djathtë të stomakut lart, mund të keni gurë në tëmth. “Gurët e tëmthit janë gunga të lëndës së ngurtë që formohen në fshikëzën e...