Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
U arrestua për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas në Larushkë, ja vendimi i Gjykatës për Edison Haxhiun
Gjykata e Tiranës shuan masën për Edison Haxhiun i akuzuar për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas në fshatin Larushkë të Fushë Krujës. Masa për Haxhiun u shua për tejkalim të afateve. Haxhiu akuzohet si bashkëpunëtor i Ilir Beqarajt, ky i fundit nën akuzë për vrasjen e Gentjan Bejtjas. Ndaj Edison Haxhiut, Prokuroria e Tiranës kishte ngritur akuzë për krijim të kushteve për të kryer vrasje.