Në Belsh do të ndërtohet një park fotovoltaik për prodhimin e energjisë përmes diellit, me financim nga Bashkimi Evropian dhe Banka Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim.
BE do të japë 9.58 mln euro grant për këtë projekt si një mbështetje për transformimin energjetik që duhet të bëjë Shqipëria, për të përmbushur kriteret për anëtarësimin në union.
“Shqipëria po përgatitet të hapë grupkapitullin e katërt për axhendën e gjelbër, që përfshin kapituj kyç për energjinë dhe intgrimin rajonal për energjinë. Shqipëria është unike në Evropë sepse prodhon 100% të energjisë nga birimet ujore, por siç e shohim këto ditë, kjo rrezikohet nga kushtet e klimatike. Ndaj është thelbësore ulja e varësisë ndaj energjisë përmes burimeve ujore. BE është partnere e Shqipërisë në procesin e tranzicionit energjetik. BE mbështet Shqipërinë në harmonizimin e politikave të saj, të legjislacionit”, tha ambasadori i BE në vendin tonë, Silvio Gonzato.
“Do të ofrojë energji për rreth 50 mijë qytetarë. Ky park diellor shton kapacitetin prodhues të KESH, shënon një hap të rëndësishëm të zonave të reja në rrjetin energjetik.Projekti ka afate, pas nënshkrimit të marrëveshjes, do të haoim thirrjen ndërkombëtare, pas 6 jmuajsh kompania duhet të dorëzojë”, tha ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.
BERZH nga ana tjetër do të japë një hua në vlerën e 30 mln eurove për qeverinë shqiptare që të zhvillojë projektin për parkun fotovoltaik në Belsh./vizionplus.tv
