Mandati i Tiranës nxit përplasjen e ashpër, Shabani flet për përplasjen me Lapajn: Adriatiku u zotua që s’do e…

Mandati i Tiranës nxit përplasjen e ashpër, Shabani flet për përplasjen me Lapajn: Adriatiku u zotua që s’do e…

Kreu i Nismës Thurje, Endrit Shabani, ka folur në një intervistë rreth debatit të hapur me ish-aleatin Adriatik Lapaj, lidhur me mandatin e vetëm që koalicioni “Shqipëria Bëhet” arriti të siguronte në zgjedhjet e 11 majit. Shabani sqaroi se mandati i Qarkut Tiranë i është dhënë Kleana Xhuvelit, e katërta në listën shumëemërore, dhe sipas tij, asnjë nga kandidatët më lart nuk ka shprehur pretendime. “Ky është një debat për standard. Mandati i kalon Xhuvelit që i përket partisë Shqipëria Bëhet. Pavarësisht se përfaqëson edhe votat e Nismës Thurje, ne nuk kemi pretenduar për ta marrë”, tha Shabani. Ai theksoi se, nëse votat do të ndaheshin në mënyrë mekanike, Xhuveli nuk do të arrinte të fitonte mandatin pa votat e Nismës Thurje. Më tej, Shabani...