Rinas/ U kap me lënde narkotike, vihet në pranga 25 vjeçarja belge

Rinas/ U kap me lënde narkotike, vihet në pranga 25 vjeçarja belge

U kap në flagrancë, në dalje të Shqipërisë, me një sasi Amphetamine me vete, vihet në pranga 25-vjeçarja belge. Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas sekuestruan gjithashtu lëndë narkotike. ‘’Si rezultat i kontrolleve të imtësishëm në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, krahas punës për menaxhimin e fluksit në këtë PKK, arrestuan në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, shtetasen belge K. D., 25 vjeçe. Ajo u kap në flagrancë, në tentativë për të dalë nga Shqipëria, me një sasi lënde narkotike Amphetamine, me vete’’, thuhet në njoftim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.