Ansambli Popullor hapi edicionin e 37-të të Skenës Verore në Ulqin

Ansambli Popullor hapi edicionin e 37-të të Skenës Verore në Ulqin

Artistët e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore me folklorin popullor në Skenën Verore në Ulqin në Mal të Zi. Nën sloganin “Folk On Tour”, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore inauguroi edicionin e 37-të të kësaj skene, me një program të pasur artistik që solli këngë dhe valle, që lartësojnë trashëgiminë tonë kombëtare. “Nën tingujt e traditës, Ulqini u bë një skenë e gjallë e folklorit shqiptar!”, thuhet nga TKOBAP. Sipas teatrit, një skenë që u mbush me ritme, ngjyra dhe emocione, përballë një publiku të shumtë që duartrokiti dhe shijoi me entuziazëm një program të përzgjedhur artistik me këngët dhe vallet më të bukura të trashëgimisë sonë kombëtare. Shfaqja u përshëndet nga kryetari i Bashkisë së Ulqinit, z. Genc Nimanbegu, drejtoresha...