Këlliçi demaskon videon e Ramës, ja çfarë ndodhi realisht në takim (Video)

Drejtuesi politik për Tiranën në Partinë Demokratike, Belind Këlliçi nxjerr bllof Ramën, me videon që ky i fundit ka shpërndarë në rrjetet sociale.
Tek kjo e fundit e shpërndarë prej Ramës me qëllimin e tij dashakeq, e montuar mjaft mirë, dëgjohet Këlliçi teksa flet për premtimin e bërë nga lideri i PD, Sali Berisha, moment ky i montuar me reagimin e qytetarëve të pranishëm në takim.
Më poshtë shihni videomontazhin e postuar nga Rama.

Mirëpo, nuk ka vonuar shumë edhe përgjigjja e drejtuesit politik për Tiranën në PD, Belind Këlliçi, i cili tregon të vërtetën e video-montazhit të Ramës.
“E keni vënë re që e ka humbur kohët e fundit?!
Edhe më keq do bëhet, por Shqipëria do bëhet më mirë pa të. Rama ik”, shkruan Këlliçi, ndërkohë bashkëngjit edhe videon me reagimin e qytetarëve.
Në fakt qytetarët reagojnë me ‘gishtin e rënë’, por atë e kanë për vetë Ramën, e jo liderin e opozitës.
Shihni videon e vërtetë.