“Na morën pasaportat”/ Vajzat nga Kolumbia mbahen “peng” në Tiranë: Bëjmë kërcime seksi, por s’jemi prostituta

Disa vajza me origjinë nga Kolumbia kanë deklaruar se ata përfunduan në Shqipëri pasi u mashtruan nga persona që i sollën. Njëra prej vajzave Stefania është shprehur se ato kishin borxhe dhe u është kërkuar të paguajnë dhe të qëndrojnë në Tiranë duke punuar si prostituta.
Ajo thekson se kanë pranuar të punojnë për të shkyer borxhin dhe më pas për tu larguar, por në momentitn që janë bërë gati për tu larguar vajzat janë arrestuan në aeroport. Ndër të tjera Stefania thotë se ata bëjnë kërcime seksi para meshkujve, por nuk janë prostituta dhe janë nëna beqare që menduan një mënyrë për të siguruar para. Ajo thotë gjithashtu se personat që mashtruan janë identifikuar nga autoritetet dhe një prej tyre është në burg.
Stefania po ashtu shton se kanë qëndruar dy muaj në Pogradec në paraburgim dhe tani nuk i lënë të ikim, madje u është marrë edhe pasaporta. Sipas deklaratës së saj janë pa shtëpi, pa ushqim dhe deri nuk i ka ndihmuar asnjë fondacion.
“Ne jemi kolumbiane, kemi ardhur këtu të mashtruara nga persona që na sollën, sepse erdhëm me qëllimin për të kërcyer. Kur mbërritëm këtu, kishim borxhe dhe na thanë se duhet të paguajmë, duke qëndruar këtu e duke punuar si prostituta. Ne pranuam që ta bëjmë, të shlyejmë borxhin dhe më pas të largoheshim. Kur u bëmë gati të ktheheshim, na arrestuan në aeroport.
Ne bëjmë kërcime seksi para meshkujve, por nuk jemi prostituta. Për të ardhur në Shqipëri e për të punuar, ne gjetëm një kontakt, pasi në Kolumbi situata nuk është e mirë. Ne jemi nëna beqare dhe menduam një mënyrë për të siguruar para. Kur erdhëm këtu, e kuptuam se nuk ishim për atë punë, por se kishim rënë në një rrjet prostitucioni. Këta persona janë identifikuar nga autoritetet dhe një prej tyre është në burg.
Ne kemi qëndruar dy muaj në Pogradec në paraburgim. Tani që ka nisur procesi, kemi dy muaj në Tiranë dhe verifikimet vijojnë ende. Nuk na lënë të ikim. Nuk kemi pasaportë pasi na janë marrë. Jemi pa shtëpi, pa ushqim dhe deri tani na ka ndihmuar një fondacion”, përfundoi Stefania.