Zvarritja e gjykimit të dosjes “Partizani”, Gjikondi: Berisha kamikaz i vetes së tij

Zvarritja e gjykimit të dosjes “Partizani”, Gjikondi: Berisha kamikaz i vetes së tij

Gjatë intervistës në “News Line” në ABC News, Gjikondi u shpreh se  është një shtyrje e tejzgjatur, dhe se sipas saj i gjithë qëllimi ka të bëjë me faktin se nuk duan të përballen me drejtësinë. “Prej 5 muajsh po shtyjnë procesin. Është e turpshme për familjen Malltezi. Gjyqi është lënë në 11 prill ditën që hapet fushata zgjedhore. Dhe tashmë do ta bëjnë gjithmonë si një goditje politike. Dhe besoj se çdo gjë e kanë bërë për të mashtruar shqiptarët. Pasi nëse do të ishin në paqe më veten, nuk kishin përse të përdornin këto shtyrje. Unë mendoj që ata nuk duan të përballen me realitetin dhe pasojat e abuzimit të tyre me pasurinë kombëtare. Berisha nuk besoj se i bën përshtypje, ai tani është kamikaz...