Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Izolohen flakët në Shkopet, zjarrfikësit punojnë për të shuar plotësisht vatrën edhe në Dukat
Vatra e zjarrit në zonën e Shkopetit është drejt vënies nën kontroll. Në terren ndërhynë forca të shumta të shërbimit zjarrfikës të bashkisë se Kurbinit dhe Matit, forcat e policisë dhe ato të ushtrisë. Gjatë gjithë natës grupet që kanë qenë në terren kanë punuar me pompa shpine për të fikur zjarrin. Në orët e para të ditës së sotme është bërë e mundur që zjarri të izolohej, ndërsa ka vijuar puna për ta mbajtur në monitorim si dhe për të fikur trungjet e pemëve që të mos riaktivizohet. Po ashtu mësohet se ka pasur edhe shpërthime të fishekëve luftarak, të cilët mund të kenë qenë prej vitesh në zonë. Ndërkohë në Dukat prej orëve të para të mëngjesit është punuar sërish në terren nga...