Gledis Nano do të përfitojë me vendim të formës së prerë 60 paga të 5 viteve si drejtor policie, një vlerë që në total përllogaritet në rreth 100 mijë euro.
Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka fituar përfundimisht betejën me qeverinë sa i përket shkarkimit të tij nga detyra në Gusht të vitit 2022.
Gjykata Administrative e Apelit i ka dhënë të drejtë Gledis Nanos, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, që e konsideron të paligjshëm shkarkimin e tij si Drejtor të Policisë së Shtetit.
Të njëjtin vendim kishte dhënë edhe Shkalla e Parë e Administratives, por që ishte dërguar në Apel nga Këshilli i Ministrave, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Tashmë, ka një vendim të formës së prerë nga Apeli i Administratives që e bën të detyrueshëm lëvrimin e pagave për Gledis Nano si titullar i Policisë. Gledis Nano u shkarkua nga detyra më 31 gusht 2022 me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat.
Gledis Nano aktualisht është një kandidaturë e fortë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!
