Orikumi një qytezë e vogël në jug të vëndit, po tërheq cdo vit më shumë turistë të huaj. Për rrjedhojë ky destinacion për kthehet ndër më të kërkuarit për të huajt.
Bukuria natyrore, plazhet e pastra dhe mikpritja vendase janë disa nga arsyet pse vizitorët zgjedhin këtë zonë për pushime. Në këtë mes Korriku në Orikum janë parë turistë nga vende të ndryshme si Polonia, Gjermania,Hungaria, Austria dhe Italia.
Turistët:
“Jam nga hollanda Orikumi eshte nje vend shume i bukur plazhet , resorantet sidomos ky qe po qendroj Sherbimi i shkelqyer , njerzit shume miqsore”
“Jam nga polonia Orikumi me pelqen sepse eshte shume me ngrohte se ne vendin tim poloni Me pelqen qe mund te shikosh malet dhe detin njekohesisht”
‘Dje erdha ketu nga Austria dhe mendoj se eshte shume bukur me pelqejn shume njerzit dhe deti”
“Unë dhe bashkëshortja ime vijmë nga Polonia për herë të parë në shqiëpri. Vëndi na pëlqen dhe cmimet janë më të lira se në Poloni”.
Përveç pushimeve në plazh, shumë prej tyre vizitojnë edhe Parkun Kombëtar të Llogorasë, gjirin e Vlorës dhe rrënojat arkeologjike të Orikut, duke kombinuar turzimin bregdetarë me atë kulturorë.
/vizionplus.tv
