Malësia e Gjakovës, Kosova, gjithë trojet shqiptare kujtojnë sot poetin atdhetar, Ali Podrimja i cili u nda nga jeta më 21 korrik 2012. Për poetin tonë të shquar Ali Podrimja, një valë pikëllimi përjeton sot bota shqiptare kudo ku i thonë vetes: JAM SHQIPTAR, JAM KOSOVAR! Sepse për poetin Ali Podrimja, Atdheu dhe vetëm Atdheu ishte preokupimi dhe inkurajimi i tij.Gjithë vepra e tij letrare është e lidhur ngushtë me dashurinë për Atdhenë, për Gjakovën, për Kosovën, për Shqipërinë. Legjenda e Kosovës, poeti Ali Podrimja nuk u shua në Dardani, në vendlindjen e tij, ku ai u lind, as në trojet shqiptare ku poeti ynë shkruajti vargje shpirtërore e vëllime poetike, ku derdhi frymën e pasionin e tij, idetë atdhetare, ku ai merrte fuqinë nga toka mëmë , nga aroma e plisit të dheut të lirisë ku e ëndërroi dhe e jetoi si bir i denjë, i saj.Vetëm dy -tri vargje të kujtojmë dhe kuptojmë lidhjet e tij në thellësi me dheun e vendlindjes. UNË BIRI YT KOSOVË…. TA DI GJAKUN QË TË VLON NË GJI… KOSOVA ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!! Ali Podrimja nuk e la frymën e fundit në atdheun e tij të lirë, buzë lumi ku dëshiroi. Por vdekja e tij ishte e papritur, një mister, ku ndodhi në qytetin Monpelie të Francës , ku poeti kishte shkuar për të marrë pjesë si i ftuar në Festivalin Poetik vjetor “Zëra të Mesdheut”. Njoftimet zyrtare informuan se trupi i pajetë i poetit u gjet në një pyll të periferisë të qytetit ku supozohet se kishte humbur rrugën. Autopsia që u bë konkludoi se vdekja e tij erdhi nga humbja e lëngjeve. Ai ishte shfaqur ditët e para në festivalin poetik për t’u “zhdukur” menjëherë ku nuk dha shenja jete për katër ditë. U gjend në pyllin e Monpeljesë pa jetë ndërkohë që askush nuk di se në çfarë situate dhe përse. Pra sipas autopsisë do të thotë se nuk ka vdekur në çast , por ka mbetur për katër ditë në pyll pa ditur ku ndodhej dhe pa ujë. Kështu papritur poeti e dha lamtumirën e kësaj bote në Francë, por krijimtaria e poetit Ali Podrimja frymon në letërsinë shqipe dhe botërore, në gjithësinë e poetëve ,në jetën tonë, ku meriton nderim dhe mirënjohje nga populli shqiptar ku lindi për të mbetur i pavdekshëm .Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Malësia e Gjakovës, Kosova, gjithë trojet shqiptare kujtojnë sot poetin atdhetar, Ali Podrimja i cili u nda nga jeta më 21 korrik 2012. Për poetin tonë të shquar Ali Podrimja, një valë pikëllimi përjeton sot bota shqiptare kudo ku i thonë vetes: JAM SHQIPTAR, JAM KOSOVAR! Sepse për poetin Ali Podrimja, Atdheu dhe vetëm Atdheu ishte preokupimi dhe inkurajimi i tij.Gjithë vepra e tij letrare është e lidhur ngushtë me dashurinë për Atdhenë, për Gjakovën, për Kosovën, për Shqipërinë. Legjenda e Kosovës, poeti Ali Podrimja nuk u shua në Dardani, në vendlindjen e tij, ku ai u lind, as në trojet shqiptare ku poeti ynë shkruajti vargje shpirtërore e vëllime poetike, ku derdhi frymën e pasionin e tij, idetë atdhetare, ku ai merrte fuqinë nga toka mëmë , nga aroma e plisit të dheut të lirisë ku e ëndërroi dhe e jetoi si bir i denjë, i saj.Vetëm dy -tri vargje të kujtojmë dhe kuptojmë lidhjet e tij në thellësi me dheun e vendlindjes. UNË BIRI YT KOSOVË…. TA DI GJAKUN QË TË VLON NË GJI… KOSOVA ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!! Ali Podrimja nuk e la frymën e fundit në atdheun e tij të lirë, buzë lumi ku dëshiroi. Por vdekja e tij ishte e papritur, një mister, ku ndodhi në qytetin Monpelie të Francës , ku poeti kishte shkuar për të marrë pjesë si i ftuar në Festivalin Poetik vjetor “Zëra të Mesdheut”. Njoftimet zyrtare informuan se trupi i pajetë i poetit u gjet në një pyll të periferisë të qytetit ku supozohet se kishte humbur rrugën. Autopsia që u bë konkludoi se vdekja e tij erdhi nga humbja e lëngjeve. Ai ishte shfaqur ditët e para në festivalin poetik për t’u “zhdukur” menjëherë ku nuk dha shenja jete për katër ditë. U gjend në pyllin e Monpeljesë pa jetë ndërkohë që askush nuk di se në çfarë situate dhe përse. Pra sipas autopsisë do të thotë se nuk ka vdekur në çast , por ka mbetur për katër ditë në pyll pa ditur ku ndodhej dhe pa ujë. Kështu papritur poeti e dha lamtumirën e kësaj bote në Francë, por krijimtaria e poetit Ali Podrimja frymon në letërsinë shqipe dhe botërore, në gjithësinë e poetëve ,në jetën tonë, ku meriton nderim dhe mirënjohje nga populli shqiptar ku lindi për të mbetur i pavdekshëm .
