Në Fier është gjetur trupi i pajetë i një 72-vjeçari, i cili rezultonte i zhdukur prej disa ditësh.
Trupi i pajetë është zbuluar në tokat e fshatit Sektor Seman. 72-vjeçari rezultonte i shpallur në kërkim në datë 12.07.2025 nga vëllai i tij.
“Në tokat e fshatit Sektor Seman, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit M. Sh., 72 vjeç, banues në Fier.
Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 12.07.2025, nga Komisariati i Policisë Fier, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i tij për largim nga banesa.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes”, thuhet në njoftim.
/vizionplus.tv
