Programet e strehimit social ku përfshihen disa ndarje, nga subvencionimi i interesave të kredive për banesa deri tek qiraja në tregun e lirë për familjet përfituese kanë marrë nga buxheti i shtetit 144 milionë lekë apo 1.44 milionë euro për periudhën janar-prill.Të dhënat e raportuara nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) tregojnë se janë disa mijëra familje që mbeten pjesë e këtyre programeve dhe që kanë ardhur në rritje kumulative nga viti në vit.“Objektivi i programit është të sigurojë, deri në vitin 2030, strehim të përshtatshëm e të përballueshëm për rreth 35,000 individëve/familjeve që kanë aplikuar për strehim dhe që nuk përballojnë dot kostot e tregut të banesave.Ky tregues llogaritet në mënyrë kumulative nga viti bazë 2016, dhe deri në fund të 4-mujorit të parë të vitit 2025 janë adresuar nevojat e 24 019 familjeve, duke realizuar objektivin afat-gjatë në masën 68.6%.Gjatë 4M I 2025 u shpenzuan 144 milionë LEK, ose 11% për qind e buxhetit të planifikuar” thuhet në dokumentin e MEKI.Sa i takon realizimit të 4M I 2025 janë disa zëra që përfitojnë nga program i strehimit.– 5 923 familje kanë përfituar nga subvencionimi i interesave për kreditë ekzistuese, në vlerën 41.7 milionë LEK.– 100 familje kanë përfituar subvencionim të interesave për kredi të reja me vlerën 19 milionë LEK.– 721 familje kanë përfituar subvencionim të qirasë në tregun e lirë sipas Ligjit nr.22/2018, i ndryshuar me vlerë prej 76.5 milionë LEK.– 110 familje kanë përfituar subvencionim qiraje për shpronësimin nga ndërtimi i Unazës së Madhe, me kosto faktike 5 milionë LEK.Ministria vlerëson se përsa i përket investimeve publike, realizimi për 4 I 2025 ishte 35% e buxhetit fillestar dhe 27% e buxhetit të rishikuar.Buxheti i shpenzimeve kapitale pësoi ndryshime gjatë vitit, duke shtuar shpenzimet kapitale me financim të brendshëm, në masën 1 milardë lekë, në zërin Transferte kapitale, me Aktin Normativ nr.3, datë 29.04.2025. Janë realizuar projekte investimi me financim të brendshëm në vlerën e rreth 1.03 mld lekë ku ndër të tjera.– Në programin Strehimi, i cili konsiston në sigurimin e strehimit të përballueshëm dhe të përshtatshëm për individë e familje që nuk përballojnë dot kostot e strehimit në treg, janë realizuar projektet me vlerë totale 537.6 milionë, konkretisht– Përmirësimi i infrastrukturës kryesisht për zonat informale, alokuar fonde 21.9 milionë LEK.– Rikonstruksion i godinave në pronësi të NJVV për Strehim Social, alokuar fonde në vlerën 12.5 milionë LEK.– Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitetet e varfra dhe të pafavorizuara, alokuar fondin në vlerën 47.8 milionë LEK.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
Strehimi social, 1.44 mln euro për subvencionimin e interesave të kredive dhe qiratë në janar-prill
