Brukseli po shqyrton gjithashtu kontrollin e eksporteve në rast të dështimit të bisedimeve tregtare me UashingtoninBashkimi Europian po përgatit një listë me tarifa të mundshme ndaj shërbimeve amerikane, si dhe masa për kontrollin e eksporteve, si pjesë e një pakete kundërpërgjigjeje në rast se bisedimet tregtare me SHBA-të dështojnë, thanë dy zyrtarë të përfshirë në negociata.Komisioni Europian, që është duke hartuar këtë listë masash, si reagim ndaj tarifave të shpallura nga presidenti amerikan Donald Trump, ende nuk e ka paraqitur dokumentin për miratim në shtetet anëtare të BE-së.Trump ka njoftuar se planifikon të vendosë tarifa 30 për qind mbi importet nga BE-ja duke filluar nga data 1 gusht.Megjithëse Brukseli ka paralajmëruar më herët se, nëse dështojnë përpjekjet për të shmangur këto tarifa, mund të zgjerojë luftën tregtare transatlantike edhe në sektorin e shërbimeve, deri tani nuk janë paraqitur masa konkrete.Një nga zyrtarët theksoi se lista nuk do të fokusohet vetëm te kompanitë amerikane të teknologjisë, të cilat kanë ndikim të madh lobues në Shtëpinë e Bardhë të presidentit Trump.Kjo listë do të shtohet mbi një paketë të mëparshme hakmarrjeje që prek 72 miliardë euro importe vjetore nga SHBA, e cila aktualisht po diskutohet në nivel të vendeve anëtare dhe përfshin tarifa mbi avionët Boeing, makinat dhe bourbon amerikan.Një person i njohur me draftin e ri propozoi, që në listë të përfshihen edhe taksa për shërbimet dixhitale. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kishte kërcënuar me një masë të tillë më parë.“Një shembull është vendosja e një tarife mbi të ardhurat nga reklamat e shërbimeve dixhitale”, deklaroi ajo.Bernd Lange, kryetar i komisionit të tregtisë në Parlamentin Europian dhe një nga figurat që informohet rregullisht mbi ecurinë e bisedimeve, e përshëndeti këtë hap. Ai theksoi se ndërsa SHBA ka deficit në tregtinë e mallrave me BE-në, në sektorin e shërbimeve ka suficit, çka e bën më të prekshme nëse do të ketë kundërmasa në këtë fushë.“Nuk ka shumë gjasa që të arrihet një marrëveshje e pranueshme dhe e balancuar mes SHBA-së dhe BE-së. Prandaj është e rëndësishme të jemi të përgatitur,” tha Lange.“Gjigantët amerikanë të teknologjisë gjenerojnë një pjesë të madhe të të ardhurave të tyre në Europë dhe SHBA ka një suficit vjetor rreth 100 miliardë dollarë në tregtinë e shërbimeve. Ndaj duhet përgatitur një hap i tretë: një taksë mbi shërbimet dixhitale.”Blloku mund të përdorë mekanizmin e vet të zbatimit për të përpiluar listën e shërbimeve që do të tarifohen, por kjo do të kërkojë miratimin e shteteve anëtare.Paketa më e fundit përfshin gjithashtu për herë të parë kontrollin e eksporteve, përmes tarifave që do të vendosen për eksportin e çelikut dhe disa kimikateve.BE dhe SHBA janë në negociata për një marrëveshje tregtare që nga prilli, kur Trump njoftoi tarifa “reciproke” 20 për qind mbi importet nga BE. Më pas, ai i uli përkohësisht në 10 për qind për të krijuar hapësirë për negociata deri më 9 korrik, një afat që më pas u shty për më 1 gusht.Më 13 korrik, Trump kërcënoi se do t’i rriste tarifat në 30 për qind duke nisur nga 1 gushti.Sipas dy zyrtarëve, BE-ja mund të pranojë tarifat 10 për qind, por kërkon që çdo marrëveshje të përfshijë uljen e tarifave sektoriale të veçanta prej 25 për qind, të zbatuara aktualisht për makinat. Gjithashtu, Brukseli dëshiron garanci për përjashtim nga tarifat sektoriale që Trump ka paralajmëruar për sektorë si farmaceutika dhe gjysmëpërçuesit.Komisioneri europian për Tregtinë, Maroš Šefčovič, ndodhet aktualisht në Uashington për diskutime me homologët amerikanë. Të hënën, ai paralajmëroi se “ende ka një hendek të madh” mes dy palëve. Edhe pse BE-ja e ka si opsion primar arritjen e një marrëveshjeje, ai deklaroi se “të gjitha instrumentet” po merren në konsideratë për masat e mundshme të hakmarrjes.Komisioni gjithashtu ka shtyrë deri më 6 gusht një plan të veçantë që synon të vendosë tarifa mbi 21 miliardë euro importe vjetore nga SHBA — një plan i përgatitur si reagim ndaj tarifave që Trump ka zbatuar ndaj çelikut, aluminit dhe makinave europiane — për t’i dhënë më shumë kohë negociatave. / FTKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
BE përgatit një listë me tarifa potenciale për shërbimet amerikane
