Trump: Moska nuk duhet sulmuar. Presidenti amerikan kërkon edhe publikimin e dosjes së Jeffrey Epstein

Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar raportimet e gazetës britanike Financial Time se ka patur një bisedë telefonike me Zelenskyn, të cilin e kishte pyetur nëse do të sulmonte Moskën. Ai theksoi se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë.

“Jo, ai nuk duhet ta shënjestrojë Moskën”, tha Trump.
I pyetur se çfarë opsionesh priste të kishte nëse Rusia nuk i përgjigjej ultimatumit, ai tha: Epo, në fund të 50 ditëve, nëse nuk kemi një marrëveshje, do të jetë, shumë keq… tarifat do të vazhdojnë dhe sanksione të tjera do të vazhdojnë.

Presidenti Trump ka shprehur mbështetje edhe për publikimin e dosjeve mbi të akuzuarin për trafikim seksual, Jeffrey Epstein mes zemërimit midis mbështetësve të tij për mënyrën se si administrata e tij e trajtoi çështjen.
“Nuk e kuptoj pse çështja Jeffrey Epstein do të ishte interesante për këdo. Është diçka mjaft e mërzitshme.. Dhe nuk e kuptoj pse vazhdon”, tha Trump.
Ai i ka bërë thirrje  prokurores Pam Bondi të publikojë gjithçka që ajo mendon se është e besueshme.
“Ajo na ka dhënë vetëm një informim shumë të shpejtë, dhe në lidhje me besueshmërinë e gjërave të ndryshme që kanë parë. Dhe do të thoja se, e dini, këto dosje u sajuan nga Comey, u sajuan nga Obama, u sajuan nga Biden… Dhe ne kaluam nëpër vite me këtë mashtrim. Por ajo e ka trajtuar shumë mirë, dhe do të varet nga ajo. Çfarëdo që ajo mendon se është e besueshme, ajo duhet ta publikojë”, tha Presidenti amerikan.
Trump foli edhe në lidhje me tarifat e BE-së , ndërsa theksoi se bisedimet me Unionin po shkojnë mirë./vizionplus.tv

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *