Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Denonconi noterët dhe avokatit që ju kërkojnë pagesë për shërbimet në e-Albania/ Rama: Drejtohuni zyrave të bashkive
                            Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë noterët dhe avokatit që ju kërkojnë pagesë për shërbimet në e-Albania. “Është në shkelje të ligjit dhe mund të denoncohet pranë institucioneve përkatëse e sanksionohet deri në heqjen e liçencës”, shkruan Rama. Postim i kryeministrit Edi Rama: 👩💻👨💻 Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për asistencë në përdorimin e platformës e-Albania për shërbime të caktuara, mund t’i drejtohen në çdo qytet zyrave të bashkive, si dhe njësive administrative përkatëse, për të marrë shërbimin e kërkuar, FALAS 🤝🧑🏻💻👩🏻💻 🔴 Çdo subjekt privat (noter, avokat apo zyrë tjetër) që kërkon pagesë për shërbime të ofruara nga e-Albania është në shkelje të ligjit dhe mund të denoncohet pranë institucioneve përkatëse e sanksionohet deri në heqjen e liçencës✋