Ultimatumi i Ramës, japin dorëheqjen 5 administratorët e njësive, 2 nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive në Bashkinë Krujë

Edhe në Bashkinë e Krujës ashtu si në të gjitha Bashkitë e vendit është zbatuar ultimatumi i Kryeministrit Edi Rama.

Administratorët e njësive administrative Fushë Krujë, Cudhi, Thumanë, Bubq dhe Nikël, dy nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive, kanë paraqitur dorëheqjet e tyre tek kryetari i Bashkisë Krujë, Artur Bushi.
Përmes këtij procesi do të vlerësohet performanca në punë e secilit, nga një grup pune që kryesohet nga Kryetari i Bashkisë.

/vizionplus.tv