Ambasadori Gonzato vlerëson Shqipërinë: Ka ecur përpara me integrimin evropian, shoqëria civile rol të rëndësishëm në këtë proces

Po mbahet sot takimi inagurues i Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të BE, një hap i rëndësishëm ky në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë.
Ky takim mbledh së bashku përfaqësues të punëdhënësve, punëmarrësve dhe shoqërisë civile për të forcuar dialogun social dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe BE-së. I pranishëm në takim është edhe kryeministri i vendit Edi Rama.Lexo edhe :Related Posts
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato vlerësoi punën që ka bërë Shqipëria në rrugën e Bashkimit Evropian dhe theksoi rëndësinë që ka shoqëria civile në këtë proces.

Ambasadori Gonazto: Shqipëria ka ecur përpara me integrimin evropian. I gjithe ky proces përfshin të gjithë shoqërinë, nuk mund të lihet vetëm për qeverinë dhe Kuvendin. Organizatat e shoqërisë civile duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë proces. Të ecësh përpara me anëtarësimin në BE kërkon angazhim politik, mbështetjen e qytetarëve dhe përfshirje të shoqërive civile. Organizatat e shoqërisë civile, partnerët socialë, sindikata,…cili është kontributi që mund të japë shoqëria civile në këtë proces.
Një shoqëri civile aktive është jetike që qytetarët të kenë ndikimin e duhur dhe të marrin të mirat e reformave. Shoqëritë civile duhet të luajnë një rol proaktiv.  Roli i shoqërisë civile luan një rol të rëndësishëm në sistemin e kontrollit dhe ekuilibrave. Prandaj në kontekstin e anëtarësimit pjesëmarrja e shoqërisë civile në vendimmarrje është shumë e rëndësishme. Kam besim që komiteti i përbashëkt konsultativ do të japë kontributin e vet për një proces negociatash më gjithëpërfshirëse dhe transparente si dhe një bashkëpunim më të plotë dhe të shëndetshëm ndërmjet autoriteve dhe shoqërisë civile për reformat që ka përpara Shqipëria./vizionplus.tv