Bashkia Shkodër fton të gjithë profesionistët të bëhen pjesë e administratës vendore. Të gjithë ata që besojnë se mund të japin kontributin e tyre për të ndërtuar së bashku qytetin tonë, njësitë administrative dhe të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër, janë të ftuar të bëhen pjesë e një procedure të thjeshtë dhe të shpejtë:
Dërgoni një email me CV-në tuaj në adresën info@bashkiashkoder.gov.al
Ose, mund të aplikoni për një pozicion konkret, në vendet vakante që janë të hapura për të gjithë në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër: www.bashkiashkoder.gov.al
Sot, dyert e Bashkisë Shkodër janë të hapura për të gjithë për arkitektë, inxhinierë, ekonomistë, juristë, zjarrfikës apo efektivë të Policisë Bashkiake.
“Bashkia e hapur për profesionistët dhe për të gjithë ata që e duan Shkodrën.” /Publikuar në Facebook nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet BECI/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!
