“Kursimet e jetës u hodhën në lumë”, Spahia godet Ramën për prishjet në Theth: Qeveria i nxiti të ndërtonin, tani i..

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për tradhti ndaj banorëve të Thethit, të cilët iu shembën banesat dhe bujtinat e ndërtuara vitin e fundit.
Në një emision televiziv, Spahia tha se shumica e këtyre ndërtimeve janë kryer pas thirrjeve publike të Ramës për legalizim dhe investim, por vetëm pak muaj pas zgjedhjeve të 11 majit, qeveria u ccoi fadromat dhe policinë për t’i rrënuar ato.
Spahia e quan këtë një akt të pastër manipulimi elektoral dhe terror institucional ndaj banorëve, që kanë investuar kursimet e një jete për të ndërtuar një strehë.
Bardh Spahia: E kam thënë në të gjitha prononcimet e mia, që të gjitha ndërtimet që po shemben aktualisht me urdhër të Edi Ramës, janë të gjitha ndërtime të filluara, shumica të mbaruara gjatë dy vjeçarit të fundit dhe sidomos pas deklaratave të Edi Ramës gjatë qershorit të vitit të kaluar.
Jo më kot e kam konsideruar dhe e kam quajtur si stimulim verbal i Edi Ramës ndaj atyre banorëve për të investuar një thirrje, për të investuar edhe pse në kundërshtim me ligjin. Nga ana tjetër, pa u mbushur mirë viti, menjëherë pas procesit zgjedhor të 11 majit, po Edi Rama vetë në kundërshtim me ato deklaratat e tij, u solli ruspat, policinë, IKMT, duke i hedhur në lumë investimin me kursimet e një jete të tërë atyre banorëve që për hir të vërtetës që e them vazhdimisht, janë banorë me vështirësi të jashtëzakonshme ekonomike.
Këtu qëndron edhe thelbi i asaj tradhtisë së made, psi duhet të shohim dhe të vëmë veten edhe në pozicionin e atyre banorëve. Nuk është pak një premtim i kryeministrit të vendit për dhënie leje, legalizim dhe për hapje rrugë të investimeve ndaj atyre banorëve. Nuk është faji i tyre.
Janë të gjithë banorë vendas, nuk ka të ardhur. Kanë investuar në godina banimi siç është normale për familjet e tyre apo në rastet e bujtinave, në shumicën dërrmuese pa themele dhe pa betonizim, edhe pse tek-tuk ka edhe ndërtesa me beton dhe themele. Por edhe njëherë, e them që është e trishtë kur sheh një kryeministër që i premton dhe më pas i tradhton. E kemi konsideruar si një përdorim elektoral të kryeministrit Edi Rama. U pa qartë sepse ndryshe ishte sjellja para zgjedhjeve të 11 majit. Ishte një mbyllje sysh të të gjitha institucioneve shtetërore që kanë përgjegjësinë shumë të gjatë në zgjedhjet elektorale dhe shohim sot ato banorë në një terror absurd krejtësisht të paligjshëm nga ana e institucioneve qeveritare.