Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rama: 16 kantiere për furnizimin me ujë 24 orë, përmbyllet në mandatin e katërt
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur dje drejtpërdrejt pyetjeve të adresuara në platformat sociale. Në rubrikën “Sy m’Sy”, duke iu përgjigjur një qytetari, i cili e pyeti për furnizimin me ujë 24 orë, Rama u shpreh se, projekti për furnizimin e vendit me 24 orë ujë përmbyllet në mandatin e 4-t. “Nuk e di se ku banon, mund të gjendesh mbase në një zonë ku ka vetëm dy orë ujë në ditë dhe ai pa presion, sepse ka ende zona të tilla, por po të informoj se kur ne morëm detyrën kishte vetëm katër zona urbane në Shqipëri me 24 orë ujë, sot ka 43 zona urbane dhe 98 zona rurale.” Ndërkohë, shtoi Rama, janë 11 kantiere të hapura aktualisht që flasim. “Kur flas për...