Kapet në flagrancë në Elbasan/ Lokal i përshtatur për lojëra fati, 13 të proceduar

Kapet në flagrancë në Elbasan/ Lokal i përshtatur për lojëra fati, 13 të proceduar

Policia e Elbasanit vijon luftën kundër veprimtarive të lojërave të fatit të paligjshme. Një person kishte përshtatur lokalin që e kishte marrë me qira, për organizimin e lojës së kundërligjshme “Poker”, por kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 31-vjeçari. Procedohen penalisht 13 shtetas që u kapën në flagrancë duke luajtur këtë lojë, në lokal. Sekuestrohen një tavolinë për lojën “Poker”, valixhe me fisha, letra bixhozi, dy celular. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, në një lokal, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Texas Poker 2”. Gjatë operacionit është ushtruar kontroll...