Kryetari i bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, në një intervistë, foli për aksionin e ndërmarrë për lirimin e hapësirave publike. Tavo tha se aksione të tilla kanë ndërmarrë gjithmonë dhe do të vazhdojnë të ndërmarrin, duke shtuar se nuk mund të lejojnë bllokimin e hapësirave me argumentin se është sezon turistik.
“Tani jemi në sezon por ne vazhdimisht kemi kryer aksion për lirimin e hapësirave publike dhe vazhdojmë të kryejmë. Në qendër të Himarësjanë vendosur dy kioska pa leje vetëm mbrëmë dhe sot në mëngjes ka nisur një aksion i policisë e të gjitha strukturave për çlirimin e hapësirave që janë zënë dje në darkë. Është një fenomen i njohur ndër vite dhe është kryer gjithmonë ky aksion. S’mund të lejojmë që gjatë sezonit turistik t’i lejojmë me justifikimin se është sezoni turistik.”, u shpreh Tavo.
Kryebashkiaku i Himarës komentoi gjithashtu edhe ultimatumin e kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e kryetarëve të njësive administrative dhe të nënkryetarëve të bashkive. Sipas tij, një ‘rifreskim’ në këto struktura është i nevojshëm, dhe se nuk mund të rrinë për vite me radhë në poste të tilla, por sa i përket nënkryetarëve të tij, ai tha se janë të rinj dhe do t’u duhet kohë për të vlerësuar punën.
Ultimatumi i Ramës/ Vangjel Tavo: Dakord me ‘shkundjen’, kryetarët e njësive duhet të zgjohen, nënkryetarët janë…
