Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen shefa komisariatesh, ja kush caktohet në Shkodër…

Lëvizje në policinë e shtetit këtë të premte, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm Ilir Proda.
Burime mediatike bëjnë me dije se Bekim Lika, nga Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër.
Idriz Daulle, nga zëvendës drejtor i rendit në DVP Tiranë emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë.Ermal Kenaçi emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë.Feliks Hoda emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, Tiranë.Ervis Gjoshi, nga Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, emërohet Zëvendësdrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.Robert Losha emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë.Elton Shahini emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë.Ndërkohë Besmir Qebini nga Shef Komisariati i Policisë nr 5 emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!