Greqia, destinacioni kryesor i rumunëve për pushimet verore 2025

Greqia është shpallur destinacioni ndërkombëtar më i preferuar nga udhëtarët rumunë për verën e vitit 2025.Një sondazh i fundit i realizuar nga Raiffeisen Bank dhe kompania ndërkombëtare e kërkimeve të tregut Appinio, tregon interes të fortë për pushimet bregdetare në Greqi, i shoqëruar me rritje të buxheteve për udhëtime, pavarësisht pasigurive të vazhdueshme ekonomike.Studimi, i zhvilluar gjatë muajve maj – qershor 2025 me pjesëmarrjen e 1,000 të anketuarve, analizoi mënyrën se si zakonet financiare ndikojnë në vendimmarrjen për pushime.Nga të anketuarit, 86% thanë se i kishin planifikuar tashmë pushimet, ndërsa 6% deklaruan se nuk do të udhëtonin fare dhe 12% ende nuk kishin vendosur.Sipas të dhënave, 24% e të anketuarve planifikojnë ta kalojnë pushimin në Greqi, të ndjekur nga 18% që do të shkojnë në Bullgari dhe 15% që kanë zgjedhur Turqinë. Ndërkohë, 70% thanë se do të udhëtonin brenda vendit.Rreth gjysma e atyre që kanë planifikuar pushime parapëlqejnë pushime në vende bregdetare 5 deri në 10 ditë.Fundjavat janë zgjedhja tjetër më e zakonshme, me një prirje më të fortë për destinacionet malore (32%) sesa ato bregdetare (25%). Përveç kësaj, 25% e të anketuarve zgjedhin pushime urbane (city breaks), ndërsa 21%, destinacione të qeta dhe të veçuara, zakonisht për pushime më të gjata deri në tre javë.Të dhënat tregojnë se 63% e rumunëve parashikojnë që shpenzimet për pushime të rriten me 10 deri në 50% krahasuar me vitin e kaluar. Inflacioni dhe konteksti më i gjerë politik e ekonomik vendas, përmenden si arsyet kryesore pas kësaj rritjeje të planifikuar të buxhetit për udhëtime dhe pushime në vitin 2025 në krahasim me 2024.Buxheti mesatar për pushime për dy persona arrin në 7,200 lei (rreth 1,450 euro), ndërkohë që një në pesë rumunë planifikon të shpenzojë më pak se 3,000 lei (rreth 600 euro). Ndërkohë, 35% do të shpenzojnë midis 3,500 dhe 6,000 lei (700–1,200 euro), dhe 5% deklaruan se do të shpenzojnë mbi 15,000 lei (më shumë se 3,000 euro) për pushimet e ardhshme.Megjithatë, 40% e të anketuarve përmendin mungesën e të ardhurave ose pasiguritë financiare si arsye për të mos bërë pushime. Shkaqe të tjera janë mungesa e kohës, angazhimet në punë apo plane të tjera të kushtueshme, si për shembull punime në shtëpi.Pjesëmarrësit në studim përmendin disa mënyra për të përballuar shpenzimet e pushimeve: 58% kursejnë paraprakisht, 43% mbështeten te të ardhurat mujore të disponueshme dhe dy në dhjetë përdorin kartën e kreditit ose kuponë pushimesh të subvencionuar.“Fakti që shumë rumunë po kursejnë posaçërisht për pushime, tregon një qasje më të pjekur ndaj planifikimit financiar”, – tha Mihail Ion, nënkryetar për tregjet e kapitalit, shërbimet bankare të investimit dhe planifikimit të financave personale në Raiffeisen Bank Romania.Ai vuri në dukje se është shenjë pozitive që kursimi po kthehet në një praktikë të zakonshme — edhe kur synon nevoja personale si pushimi dhe rigjenerimi. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.